Vendi vakant i takon Dallëndyshe Bicit

Arben Ahmetajt i është djegur mandati i deputetit pasi prej më shumë se 6 muajsh nuk ka marrë pjesë në punimet e Kuvendit.

Përmes kësaj shkrese parlamenti ka vendosur në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për këtë fakt duke nënvizuar se deputeti ka munguar pa arsye prej 6 muajsh.

 Seanca e fundit ku Ahmetaj ka qenë prezent është ajo e 6 Korrikut 2023.

Pas marrjes në dijeni për krijimin e vakancës është kompetenca e KQZ-së që t’i japë mandatin kandidatit të radhës nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste.

Ahmetaj është deputet në Qarkun e Tiranës dhe mandati i tij i kalon Dallëndyshe Bicit, e cila aktualisht mban postin e kreut të Kadastrës. Vetë kjo e fundit nuk ka bërë ende të ditur nëse do të lerë postin aktual për të marrë mandatin e deputetes. Por nëse nuk do ta pranojë kandidati tjetër në liste është Plarent Ndreca.

Ish zv/kryeministri Ahmetaj u largua nga Shqipëria menjëherë pasi Struktura e Posçame kërkoi nga parlamenti autorizim për arrestimin e tij pasi e akuzon për korrupsion pasiv, për pastrim të produkteve të veprës penale dhe për mosdeklarim të pasurisë.

Tv Klan