Kuvendi rrëzon dekretet e Presidentit Meta

Kuvendi rrëzon dekretet e Presidentit Meta

15:03 12/09/2019

Kuvendi ka rrëzuar këtë të enjte dekretet e Presidentit Ilir Meta për rishikimin e dhënies me koncesion të rrugëve Milot-Balldren dhe Dukat-Orikum, si dhe propozimin e Petraq Milos për postin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

76 deputetë votuan kundër dekretit të Presidentit Meta për rrugën Milot-Balldren dhe 74 deputetë votuan kundër dekretit të Presidentit Meta për rikthimin në Kuvend të koncesionit të rrugës Dukat–Orikum.

Ndërkohë, 77 deputetë votuan kundër Petraq Milos, të propozuar nga Presidenti Meta për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa 15 deputetë votuan pro. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT