Shtyhet me 3 muaj afati komisionit për raportin e Dick Marty-t

Me 86 vota Kuvendi rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin e “Prokurimit publik”, të cilin kreu i shtetit e ktheu për rishqyrtim në 29 janar.

Në argumentin e tij ligjor, Presidenti Meta vlerësonte se përmes përcaktimeve të veçanta ka tendenca të qeverisë për të marrë nën kontroll Komisionin e Prokurimit Publik.

Sipas kreut të shtetit, ligji cenon konkurrencën e lirë, favorizon kompanitë e lidhura me pushtetin dhe krijon mundësi për shpërdorimin e fondeve publike.

Gjatë seancës së sotme plenare kuvendi vendosi të shtyjë me tre muaj afatin e komisionit për raportin e Dick Marty-t.

Tv Klan