Mazhoranca votoi kundër dekreteve të Presidentit

Kuvendi ka rrëzuar tre dekretet e Presidentit Ilir Meta me anë të të cilave ai kishte kthyer për rishqyrtim tre ligje.

Mazhoranca nuk i mori parasysh argumentet e paraqitura nga kreu i shtetit dhe me shumicë votash rrëzoi dekretin për kthimin e  ligjit “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, ku ndër të tjera parashikohet edhe heqja e TVSH–së për importimin e jahteve dhe mjeteve të tjera ujore.

Gjithashtu, Kuvendi votoi kundër edhe dekreteve që kthenin ligjin “Për aktivitetet e turizmit detar” dhe atë për “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”.

Një ditë më parë Presidenti Meta nëpërmjet një reagimi publik shprehte shqetësimin për shqyrtimin sipërfaqësor që Komisioni i Ekonomisë i kishte bërë dekreteve të tij, ndërsa kërkoi hetimin nga SPAK të të gjithë procedurës për miratimin e këtyre ligjeve.

Tv Klan