Kuvendi i Shqipërisë është tërhequr nga shpallja e vakancave për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Në një vendim të marrë këtë të premte, Kuvendi sqaron se është tërhequr nga vendimi i parë, pas administrimit të dokumenteve nga KLGJ.

Kuvendi ka marrë vendimin “Për revokimin e vendimit nr. 1, datë 08.10.2020, “Për shpalljen e vendeve vakante nga kandidatët nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës së magjistraturës për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.

Lidhur me vakancat në KLGJ e KLP ka pasur një përplasje mes këtyre dy institucioneve dhe tani mësohet se ngërçi do të zgjidhet nga legjislatura e re./tvklan.al