Në rend të ditës edhe marrëveshja me Emiratet Arabe për 2 mijë shtëpi

Në seancën parlamentare të kësaj të enjteje, Kuvendi voton përbërjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty.

Me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim, Kuvendi miratoi të enjten e kaluar ngritjen e Komisionit të Posaçëm për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë. Komisioni synon të hartojë një raport përmbledhës dhe informues brenda një afati 3 mujor.

Ndër të tjera në Kuvend do të diskutohet dhe dekreti i Presidentit Meta për kthimin e ligjit për policinë e shtetit si dhe marrëveshja e qeverisë shqiptare me atë të Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e 2000 shtëpive për personat që u janë dëmtuar banesat nga tërmeti i 26 nëntorit.

Tv Klan