“Kuzgun”, së shpejti në Tv Klan

“Kuzgun”, së shpejti në Tv Klan

19:18 29/10/2019

Dumani: Kanali më i mirë televiziv në Shqipëri duhet të ketë serialet më të mira

Tv Klan ka siguruar të drejtën e transmetimit të një tjetër seriali të “AY Yapim”, me rekorde në audiencë. “Kuzgun” do të nisë së shpejti transmetimin premierë në Tv Klan.

Marrëveshja është nënshkruar në MIPCOM në Cannes, eventi ndërkombëtar më i madh në botë i prodhimeve televizive dhe kinematografike.

Drejtori i Programacionit në Tv Klan, Albert Dumani, duke folur mbi arsyet që e shtynë të blinte të drejtat e këtij seriali tha se “kanali më i mirë televiziv në Shqipëri duhet të ketë serialet më të mira nga kompania më e mirë. Së dyti, Kuzgun të mbërthen para ekranit me aksion dhe romancë. Dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishmja, në serial performojnë disa prej aktorëve më të mirë turq, të cilët njihen dhe pëlqehen nga shikuesit në të gjithë botën.

Në rolet kryesore luajnë i mirënjohuri Baris Arduç (në rolin e Kuzgun) dhe Burcu Biricik në rolin e Dila, ndërsa Onur Saylak i jap jetë karakterit të Fermanit.

Aktori kryesor e përshkruan kështu dhimbjen e të qenit i braktisur: “Kuzgunin nuk e vrau plumbi, plaga e thikës, ndonjë aksident apo e rrahur. Kuzgunin e vrau braktisja.

Babai i Kuzgun ishte një polic i ndershëm, por 20 vite më parë, partnerja e tij e tradhëtoi për të liruar një baron droge. Kuzgun rikthehet të hakmerret ndaj të dyve. E vetmja që i pret rrugën është Dila, dikur një vogëlushe, tani një avokate e bukur dhe dashuria e jetës së tij. Fatkeqësisht dashuria e Dilas kthehet në urrejtje pasi Kuzgun i vrau të atin. Ajo gjeti prehje në krahët e Ferman, i cili është edhe armiku më i madh i Kuzgun.

Që në episodin e parë të serialit nuk mungojnë skenat e aksionit, teksa marrëdhënia mes Dilas dhe Kuzgunit mbërthen shikuesit para ekranit. /tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi