Khvicha Kvaratskhelia është i treti në mesin e transferimeve më të mira dimërore të Paris SG që kur klubi u ble nga Qatar në 2011.
L’Equipe, e cila hartoi renditjen, vendos brazilianin Thiago Motta, ardhur nga Interi në janar 2012, në vendin e parë dhe një tjetër brazilian, Maxëell në të dytin.
Në total, 15 lojtarë firmosën me PSG në afatin kalimtar të janarit. I fundit në rend kohor është Kvaratskhelia, i cili mbërriti në janar për 70 milionë euro nga Napoli.
L’Equipe kujton se gjeorgjiani “ishte vendimtar të mërkurën mbrëma në ndeshjen e Champions League kundër Aston Villa” që fitoi 3-1 me përmbysje. Një vlerësim që deri diku “zhvlerëson” shifrën e majme të paguar për të transferuar anësorin e sulmit në kryeqytetin e dashurisë.
Klan News