Ky që shihni në foto është Bilbil Shirja 48 vjeç. Mesditën e sotme ai dogji të gjallë brenda makinës bashkëshorten e tij Fëllënxa Shirja 45 vjeç dhe më pas u vetëvar në një pemë pak metra larg vendngjarjes.

Burrë e grua u gjetën të vdekur nga policia.

Deri tani ngjarja konsiderohet si krim pasioni. Çifti i bashkëshortëve ishin prindër të dy fëmijëve, të moshave 21 dhe 18 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Manskuri të Kavajës rreth orës 11:45. Në vendngjarje hetuesit janë duke mbledhur prova dhe po punojnë për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet.  /tvklan.al