Personi që shikoni në foto është Albert Zaja, 37-vjeçari i arrestuar dhe njëri nga të akuzuarit si i i përfshirë në vrasjen e Shkëlzën Kastratit më 1 Shkurt në Fier.

Ai u arrestua në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës nga një aksion i forcave speciale “RENEA”.

Në momentin e arrestimit, Zaja ishte i armatosur dhe tentoi të fshihte pistoletën në baltë sapo pa forcat e policisë.