Mediat greke kanë publikuar foton e shqiptarit të akuzuar se ka përdhunuar vajzën e tij me aftësi të kufizuara. Rasti i rëndë u zbulua dy ditë më parë në qytezën Amfissa.

Vajza 16-vjeçare u dërgua në spital me dhimbje të forta barku. Aty mjekët zbuluan se ajo ishte shtatzënë. Të vërtetën e hidhur, vajza e kishte mbajtur të fshehtë nga frika. Adoleshentja shkonte në një shkollë të veçantë, ndërsa shtypi grek shkruan se i ati të jepte përshtypjen e një babai shembullor që kujdesej për vajzën e tij me nevoja të veçanta.

43-vjeçari u arrestua nga policia pasi mjekët konfirmuan përmes ADN-së se kishte përdhunuar të bijën. Të hënën, babai përdhunues do të dalë përpara gjykatës për t’u përballur me akuzat.

/tvklan.al