Duka dhe Dukesha e Kembrixhit më në fund kanë zbuluar emrin e djalit të tyre të sapolindur i cili do të jetë Louis Arthur Charles.  

Familja mbretërore dhe populli i thjeshtë kanë pritur me padurim që nga e hëna për të mësuar emrin e anëtarit më të ri të familjes.

Foshnja do të njihet si Lartësia e Tij Mbretërore Princi Louis nga Kembrixh.

Më parë gjatë kësaj jave Princi William “i vuri të gjithë në lojë” duke deklaruar se emri i bebes do të ishtë Aleksandër ose më pak tradicional, Jerry.

Më shumë se 100, 000 baste u vunë në të gjithë industrinë e basteve të Mbretërisë së Bashkuar për emrin e foshnjes, me dy emrat, Albert dhe Arthur./tvklan.al