Generda ishte një prej dy vajzave që arriti të shkonte në finalen e madhe të spektaklit “Love Story” në Televizionin Klan, por në fund zgjedhja e Saimirit nuk ishte ajo, por Meri.

E teksa i dha lajmin, Saimiri iu drejtua Generdës me këto fjalë:

Generda doja të të falenderoj që ke lënë gjithçka pas dhe ke ardhur këtu për mua. Kemi pasur disa takime të bukura që nuk do t’i harroj kurrë, si mëngjesi i bukur që kaluam bashkë, ajo dita që bëmë shopping që t’i zgjodhe veshjen e radhës, vajtëm në Korçë për ski, që edhe nuk kishe shumë talent, por dhe maksimumin tënd dhe Stambolli ishte mbyllja më e bukur që mund të imagjinoja. Dua të të falenderoj për kohën, përkushtimin, ndjenjat dhe dashurinë që më ke dhuruar në këtë rrugëtim. Ky është një moment që unë e urrej, por nuk dua të të lëndoj dhe dua të jem i sinqertë me ty. Zemra ime ka marrë një tjetër drejtim, prandaj më vjen shumë keq, por ti nuk je e zgjedhura ime”.

Mes emocionesh, Generda i uroi Saimirit një rrugëtim të lumtur me Merin.

“Dua të të falenderoj sepse siç e thashë dhe qëparë emocionet nuk komandohen dhe e kam shijuar edhe unë çdo moment me ty. Shpresoj që edhe ti të jesh i lumtur në rrugëtimin tënd me Merin.”/tvklan.al