Ky është shqiptari në Greqi që u arratis nga qelia



Ky është shqiptari në Greqi që u arratis nga qelia

17:07 18/12/2018

Policia greke ka publikuar foton e shqiptarit të arratisur nga paraburgimi i Atikës në Athinë mëngjesin e sotëm. Bëhet fjalë për një 40-vjeçar, i ndaluar më 19 Nëntor për grabitjen e dy të moshuarve, të cilëve nën kërcënimin e armës u kishte marrë 2 mijë Dollarë.

Rreth orës 04:20 të mëngjesit të së martës, sipas orës lokale, shqiptari preu hekurrat e dritares së qelisë dhe u arratis. Bashkë me të u largua edhe një i paraburgosur grek, por ai u kap në kohë nga rojet.

Ndërsa 40-vjeçari shqiptar mundi të largohej dhe është në kërkim nga policia. Nuk është e qartë se si ai mundi të sharronte hekurat e qelisë së paraburgimit. Për këtë, autoritetet greke kanë nisur edhe një hetim të brendshëm për të zbuluar nëse shqiptari ka pasur bashkëpunëtorë, por edhe për të sqaruar nëse rojet kanë vepruar në përputhje me rregulloren.

/tvklan.al







Të ngjashme