Ai është pjesë e Marinës Mbretërore Norvegjeze dhe është shpallur si “Vikingu” më i preferuar në Instagram.

Lasse Matberg, 30 vjeç, falë ngjashmërisë së tij me superhero-in “Thor”, duket se ka fituar zemrat e shumë simpatizanteve.

Me një trup me muskuj, me pamje të egër mashkullore, por dhe me një zemër të butë veçanërisht kur pozon me një qenush të vogël, Matberg tashmë numëron rreth 100 mijë ndjekës në profilin e tij.

Nga foto që poston të Instagram duket se ushtaraku seksi norvegjez, është një natyrë sportive dhe shumë i dhënë pas natyrës.

I pyetur për famën që ka marrë në rrjetin social, ai është përgjigjur se “Është e pabesueshme, femrat më shkruajnë se duan të martohen me mua, ose duan që unë të bëj fëmijë me to”./tvklan.al