Dimri midis viti 2019 dhe 2020 është cilësuar më i ngrohti për Europën, një rekord ky që shënoi temperaturën mesatare 1.4 C mbi rekordin e mëparshëm që ishte ai i vitit 2015-2016.

Shërbimi i Ndryshimit të Klimës, “Koperniku”, i cili është programi Evropian i Vëzhgimit të Tokës, shprehen se ngrohtësia ishte shumë e dukshme në veri dhe në lindje të kontinentit, ku po prishet edhe regjistri i matjes së temperaturave lokale.

Muaji i kaluar ishte gjithashtu Shkurti i dytë më i nxehtë, në nivel global. Ai ishte më i freskët vetëm me 0.1 C në krahasim me rekordin që ishte shënuar në Shkurtin e vitit 2016.

Qendra “Kopernikut” shprehet se kushtet e buta këtë dimër çuan në një sërë ndikimesh në të gjithë Evropën, duke përfshirë vështirësitë për ushqimin dhe shtegtimin për tufat e bagëtive në Suedinë veriore, përfshirë madje edhe detyrimin për të importuar dëborë për ngjarjet sportive në Suedi dhe Rusi.

Mesatarja Dhjetor-Shkurt ishte 3.4 C mbi normën e vitit 1981-2010. Kjo e bëri 2019-20 deri tani dimrin më të ngrohtë evropian, referuar të dhënave të vitit 1979 mbi të cilat bazohen buletinet e klimës së shërbimit.

Jo vetëm vitet e shkëputura, por edhe dekada e fundit u konfirmua si më e ngrohta në vnivel global, duke arritur një tjetër rekord.

Klan Plus