Ky po që është urim! Cristiano Ronaldo ndryshon Burj Khalifan për Georgina-n




Ky po që është urim! Cristiano Ronaldo ndryshon Burj Khalifan për Georgina-n

23:25 27/01/2022

Për ditëlindjen e partneres së tij, Georgina Rodriguez, Cristiano Ronaldo nuk është kursyer nga surprizat. Çifti i është drejtuar destinacionit luksoz, Dubait së bashku me fëmijët e tyre dhe futbollisti i ka bërë një dhuratë përrallore.

Ndërtesa më e lartë e Dubait, qiellgërvishtësi Burj Khalifa është ndriçuar i tëri nga imazhi i Georgina-s. “Gëzuar ditëlindjen Gio!” është urimi që i gjithë Dubai, e më pas e gjithë bota, mund ta shihte publikisht për modelen. “Shumë urime dashuria ime!”, ka shkruar Ronaldo përkrah videos, e cila numëron mbi 16 milionë shikime në pak orë.

Bukuroshja ka përcjellë emocion të fortë në deklaratën e saj duke mos reshtur së falënderuari Ronaldon për jetën prej princeshe që i ka dhuruar.

Ja si mbaron kjo ditë emocionuese. Nuk kam fjalë! Faleminderit, faleminderit dhe faleminderit!S’mund të më bëje më të lumtur çdo ditë!”, ndërsa ka vijuar me mirënjohjen e saj për personat që janë kujdesur në ditën e veçantë si dhe për familjen që tashmë ka. 

Në këtë 28-vjetor, Georgina publikoi në Netflix edhe dokumentarin me seri të jetës së saj , “Soy Georgina”./tvklan.al













Të ngjashme