Një qenush i braktisur ka marrë një famë të madhe në internet për defektin e tij unik gjatë lindjes.

Stafi i “Mac’s Mission” në Misuri, i cili është i specializuar për përkujdesjen e qenëve me nevoja të veçanta, lëndime apo abuzime ka gjetur qenushin 10- javësh. Qeni ka lindur me një bisht shtesë, pikërisht në mes të ballit.

Klinika e Kafshëve të Vogla “Cape” konfirmoi që veterineri i saj, Dr. Brian Heuring, pas kontrollit zbuloi se bishti nuk ka sjellë komplikime për qenin.

Bishti është një defekt i lindur, për shkak të faktorëve të mjedisit dhe toksinave që nëna e qenit mund të jetë ekspozuar. Ky qen mund të ketë një qëllim të veçantë në jetë. Ai mund të vizitojë spitale, shkolla, shtëpi të moshuarish dhe t’ju tregojë të tjerëve se të jesh ndryshe është më shumë se në rregull, madje është e mrekullueshme”, shprehet Heuring.

Our Narwhal magical unicorn puppy has had so many great people checking in on him this morning. Here is what his normal routine is: being a puppy. BOL!! Love,MacKeeperOfTheUnicorns

Publiée par Mac the pitbull sur Mercredi 13 novembre 2019

Sipas veterinerit, bishti i tij nuk kryen ndonjë funksion, por vetëm e bën atë qenin më të veçantë./tvklan.al