Qyteti australian, Alice Springs ka ri-imponuar një politikë që kufizon shitjen e alkoolit. Sipas kufizimeve të reja, alkooli mund të shitet vetëm ndërmjet orës 15:00 dhe 19:00 të të gjitha ditëve, përveç të shtunave.
Një ndalim i tillë i mëparshëm përfundoi në mesin e vitit 2022 pasi u konsiderua si diskriminim racor.
Një prej zyrtareve të vendit, Natasha Fyles, tha se masat u vendosën për të mbrojtur familjet dhe fëmijët në të gjithë qytetin pasi qyteti përjeton një rritje të konsiderueshme të dhunës. Fyles deklaroi se të dhënat treguan se dëmet e lidhura me alkoolin ishin rritur që kur vendimi i fundit për ndalimin e alkoolit përfundoi në Korrik 2022.
Në 12 muaj deri në Nëntor 2022, pati 2,653 sulme në qytetin me rreth 25,000 banorë.
E vendosur në Australinë Qendrore, një e pesta e qytetarëve të Alice Springs janë australianë indigjenë./tvklan.al