Ky 14 Shkurt e ka gjetur Valdrinin pa dashurinë e jetës pasi siç thotë ai, është ndarë nga personi i zemrës. Megjithatë Valdrini shprehet se ish-partnerja besonte shumë tek ai dhe shpreson që ëndrrën të ia bëjë realitet. Mbrëmjen e sotme ka ardhur në “X Factor Albania” në Tv Klan me këngën “Golden hour” për të cilën thotë se lidhet shumë me të.
Valdrini: Këtë javë kam “Golden hour”. Ky Shën Valentin më gjeti vetëm këtë vit. Në “live shown” e parë vija pas një ndarje edhe nuk doja të dija fare në skenë. Kjo gjë po ripërsëritet tani për Shën Valentin që unë jam vetëm. Ai person besonte shumë tek unë dhe shpresoj që këtë ëndërr të ia bëj realitet. Është shumë e vështirë për mua sepse ndihem shumë bosh dhe këto boshllëqet e mia po mundohem t’i zëvendësoj me kujtime. Kjo këngë lidhet shumë me mua dhe një nga fjalitë e këngës është “nuk më duhet dritë të të shoh ty që ndriçon”.
Pas performancës, Valdrini ka thënë se nuk ndihet dhe aq mirë pasi kënga e ka emocionuar shumë.
Alketa Vejsiu: E nise bashkë me partneren tënde këtë rrugëtim dhe po e vazhdon vetëm the në film. A jeni mirë tani?
Valdrini: Jo dhe aq mirë sepse kjo kënga më emocionoi shumë.
/tvklan.al