Macron ndërhyn sërish: Nuk kam shkopin magjik, e bind për të qëndruar

E ardhmja e Kylian Mbappe pritet të kthehet në një telenovelë të vërtetë. Francezi ka konfirmuar se nuk do të zgjas qëndrimin te PSG, duke rritur kështu pretendimet për një kalim te Real Madrid. Një rol të veçantë pritet të luaj edhe Emmanuel Macron.

Presidenti i Francës ka pranuar se do të përfshihet në sagën e Kylian Mbappe, pasi synon që të mbaj sa më gjatë në kampionatin vendas një prej lojtarëve më të mirë francez. “Unë nuk e kam shkopin magjik, por do të përpiqem ta shtyj largimin”, është shprehur Macron për mediat franceze.

Një deklaratë që pritet të sjell shumë zhvillime në këtë aspekt. Macron foli me Mbappe në një situatë të ngjashme edhe një vit më parë, duke luajtur një rol në bindjen e tij për të qëndruar në kryeqytetin francez mes interesit të madh nga Reali.

Këtë herë kryeqytetasit po përpiqen për të firmosur me 24-vjeçarin pas largimit të Benzema drejt Arabisë Saudite. Merkato e kësaj vere pritet të jetë vendimtare për fatin e kampionit të botës në vitin 2018, pasi PSG ka mundësinë e vetme për të përfituar financiarisht nga lamtumira e tij. Për të lënë të lirë futbollistin, parisienët duan të paktën 160 milionë euro, shifër që për momentin Real Madrid nuk është gati për ta paguar.

Klan News