Më  e vogla e familjes më të komentuar në botë Kylie Jenner është  bërë nënë e një vajze. 20-vjeçarja vendosi të bëjë të ditur lajmin me anë të një  postimi në Instagram.

Ajo thotë se vajza është e shëndetshme dhe ka lindur në datën 1 shkurt. Ky është bekim  për të dhe të dashurin e saj Travis Scott.

Jenner shpërndau dhe  një video  ku tregon shumë moment të bukura gjatë  9 muajve që ka qëndruar larg medias. Duke thënë se shtatzënia është përvoja  më e bukur dhe i ka ndryshuar jetën. 

Kylie tregoi gjithashtu se ishte zgjedhja e saj për ta mbajtur të gjithë procesin e shtatzënisë sekret ndërsa falënderoi miqtë dhe familjen e saj për mbajtjen e kësaj të fshehte.

Burimi: Klan Plus