Kylie Jenner bie nga froni, revista: Biznesi i saj më i vogël seç besojnë njerëzit



Kylie Jenner bie nga froni, revista: Biznesi i saj më i vogël seç besojnë njerëzit

22:22 30/05/2020

Viti 2019 do të rezultonte për Kylie Jenner si një ndër vitet më të suksesshme të saj teksa do të renditej si femra e parë miliardere në revistën Forbes. Pasuria e saj ishte gati 900 milionë dollarë falë kjo edhe shitjeve të produkteve kozmetike ndër më të famshmet që njihen në botë “Kylie Cosemtic”.

Por një raport të fundit të revista Forbes ka dalë në përfundimin se e kompania e saj është jo shumë fitimprurëse nga ajo që ka deklaruar vetë Kylie. Në raport thuhet se në fillim të 2020 Kylie Jenner shiti gjysmën e kompanisë së kozmetikës në një prej prurjeve të famshme më të mëdha të të gjitha kohërave. Sipas Forbes 22-vjeçarja ka fryrë shifrat me tendencë për t’u bërë miliarderja më e re në moshë  në të gjithë botën.

Forbes pretendon se biznesi i Kylie është më i vogël nga sa njerëzit kanë besuar. Të ardhurat për periudhën 12 mujore janë 177 milionë dollarë, shumë larg shifrës 260 milionëshe që Jenner kishte dërguar tek Forbes. Për këtë lajm nuk ka vonuar edhe reagimi i Kylie e cila ka deklaruar nëpërmjet një postimi në Twitter se nga kjo revistë nuk e ka kërkuar asnjëherë titullin si miliardere dhe as nuk ka gënjyer ndonjëherë .

Sipas Kylie-t ky raport është një gjë mjaft e rëndomtë dhe se shifrat janë po aq sa ka deklaruar në fillim jo ato që publikon revista. Edhe këtë vit ajo u vendos në krye të listës së Forbes me pasuri 1 milardë dollarë. Kylie nuk fiton vetëm nga shitja e buzëkuqve apo kremrave por edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.

 22 vjeçarja fiton 983.400 dollarë për çdo post të sponsorizuar pra, gati 1 milion dollarë për një postim në Instagram.

Klan Plus



Të ngjashme