Skandali i ish-shoqes së ngushtë së shoqes së ngushtë të Kylie-t me, Jordyn Woods me Tristan Thompson ne Shkurt të 2019 shkundi familjen Kardashian dhe solli fundin e miqësisë midis tyre. Jordyn e mohoi me vonë që ata të kishin fjetur bashkë, por tha se kishin shkëmbyer një puthje.

Personalisht nuk flas me të, por mendoj se jeta po i shkon mirë”, tha Khloe Kardashian në intervistën lidhur me “KWTK”. Gjithashtu ajo shpjegoi se nuk mban mëri ndaj saj dhe se e ka falur, ndryshe do të ishte kundër logjikës që të falte Tristan-in, por jo Woods. “E kam falur Jordyn, ndryshe do të isha një burgosur e jetës sime. Duhet t’i fal njerëzit për veten, por varet nga ata nëse duan ta falin veten, të jenë të përgjegjshëm, të mësojnë dhe të mos i përsërisin këto cikle”.

Kylie Jenner foli më shkurt dhe përciptas për marrëdhënien e tyre, por e bëri të qartë që nuk janë më shoqe pas skandalit. “Kur ishim shoqe, nuk e mendonim kurrë se nuk do të ishim shoqe, ndodhi sa hap e mbyll sytë. Kur i bëri diçka familjes sime, m’u duk sikur ma bëri mua”, tha e vogla e familjes.

Gjithsesi, Khloe u shpreh se nuk do ta kishte aspak problem nëse Kylie do të donte të ishte sërish shoqe me Woods, pasi për të lumturia e motrave qëndron mbi gjithë të tjerat. “I kam thënë Kylie-t privatisht se nuk do të më interesonte nëse ajo dhe Jordyn do të ishin sërish shoqe. Motrat e mia kanë më shumë rëndësi për mua se sa çdo mëri apo problem me njerëzit e tjerë. Nëse unë mund të lejoj Tristan sërish në jetën time, duhet të tregoj të njëjtën falje dhe miratim për të tjerët”.

Kim Kardashian u tregua më e prerë lidhur me këtë temë. “Dua të jem e sinqertë. Tristan ka një fëmijë me Khloe. Ai do të jetë i pranishëm në jetët tona në një mënyrë ose një tjetër. Nëse nuk ka fëmijë në mes dhe gjërat marrin të tatëpjetën, më vjen keq”, u shpreh ajo duke treguar se nuk i pëlqen aspak ideja e kthimit të Jordyn./tvklan.al