Kylie Jenner dhe Travis Scott i dhanë fund marrëdhënies së tyre në muajin Shtator dhe pas ndarjes ruajnë marrëdhënie mjaft të mira me njëri-tjetrin.

Sipas mediave rozë, ata shihen shpesh pranë njëri-tjetrit , kjo edhe për shkak të vajzës së tyre Stormi.

Ata zgjodhën që të vizitonin Woodland Hills, vendi më gjigand i trampolinave. Të lumtur dhe të buzëqeshur së bashku me vajzën e tyre.

Ndoshta takimet e shpeshta mund të shihen si një ribashkim mes tyre.

Kujtojmë se ata i dhanë fund lidhjes së tyre pasi Kylie dëshiron të zgjerojë familjen, ndërsa Travis është përqëndruar në maksimum tek karriera e tij.

Klan Plus