Kylie Jenner ka hyrë në histori. Ajo është vetëm 20 vjeç dhe për 3 vite ka arritur të ndërtojë një  pasuri prej 900 milionë Dollarë. Kështu, Jenner ia ka kaluar edhe Marck Zuckerberg, që u bë më i pasuri në botë në moshën 23-vjeçare falë krijimit të rrjetit social  Facebook.

20-vjeçarja ka në pronësi një ndër kompanitë më të suksesshme të make up-ve, “Kylie Cosmetics”, e cila e nisi punën e saj 3 vite më parë me produkte kozmetike që kushtonin vetëm 29 Dollarë.

Forbes shkruan se Kylie ka fitime nga kjo kompani, plot 800 milionë Dollarë.

Gjithashtu Kylie fiton nga serialet televizive dhe reklamat që ajo bën për kompani të tjera, si Puma ose PacSun.

Por sot, ky lajm ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në rrjetet sociale, pasi në artikullin e “Forbes” lexohej ndër rreshta se Kylie nuk ka trashëguar asgjë nga familja.

Shumë ndjekës të Kylie-t janë mosbesues që kjo pasuri të jetë vënë me punë: “Miliardere që pasurinë e ka ngritur vetë, mund t’i themi Oprah Winfreyt, që është rritur në një shtëpi të vogël në Misisipi por kurrsesi Kylie.

Pas Kyliet, në listën e më të pasurave të klanit Kardashian-Jenner, renditet Kim me pasuri 350 milionë Dollarë.

Klan Plus