Anëtarja e familjes së famshme plotëson dokumentet për seksionet e reja të kompanisë

Kylie Jenner ka thënë shpesh se perandoria e saj mund të zgjerohet dhe së fundmi ajo ka plotësuar dokumentet ligjore për regjistrimin e “Kylie Swim” dhe “Kylie Swim by Kylie Jenner”.

Përvec veshjeve të plazhit si bikini, shaje dhe aksesorë të ndryshëm, aplikimet përfshijnë edhe kategoritë e syzeve të diellit, notit, peshqirë dhe komerdare.

Sigurisht që të gjitha këto, ashtu si ka ndodhur edhe më parë me produktet e krijuara nga Jenner, do të kenë mbajtëset e tyre përkatëse si çantat e mëdha verore ose të shpinës.

Më e vogla e familjes Kardashian-Jenner zotëron prej disa vitesh një kompani produktesh kozmetike dhe një linjë veshjesh me të motrën, Kendall.

tvklan.al