“Kylie Cosmetics” vlen 1 miliard dollarë sot. Por kur Kylie Jenner pati idenë fillestare në moshën 16-vjeçare nuk e kishte të sigurt që do të ishte një sukses. Ajo e hapi kompaninë me kursimet e mbledhura nga “Keeping Up With The Kardashians”.

Në një intervistë në kanalin e saj në Youtube, e vogla e klanit Kardashian, 23-vjeçarja rrëfeu rrugëtimin e saj. “Isha 17 vjeç kur hapa ‘Kylie Cosmetics’. Duket e çuditshme që kjo është jeta ime tani, edhe pse grimi ka qenë gjithnjë pjesë e ADN-së sime”.

Ajo tregoi se buzët e holla kanë qenë gjithnjë pasiguria e saj në pamje pasi e talllnin, kështu që nisi të grimohej në mënyrë të tillë që t’i dukeshin më të mëdha derisa vendosi të injektonte mbushës të përkohshëm.

Ideja e setit të buzëve i erdhi sepse nuk gjente kurrë një laps buzësh dhe një buzëkuq që të kombinonin dhe kështu u krijua “Kylie Lip Kit”. Kur kontaktoi me shefen ekzekutive, ajo u habit që Kylie kishte gjetur një hapësirë të tillë në treg dhe kuptoi që ose do të kishte shumë sukses ose do të mbeteshin stok.

Mamaja e saj, Kris, e këshilloi të zgjidhte tre ngjyra dhe të niste fushatën e marketingut. Kylie vendosi ta marketonte online kompaninë për të qenë më pranë brezit të saj duke i qëndruar larg marketingut tradicional.

Ajo tha: Nuk i isha futur kërkimeve që të shihja se ç’kishn bërë firmat e mëdha në 50 vitet e fundit. Unë thjesht njihja ndjekësit dhe brezin tim dhe se çfarë doja unë të shihja si konsumatore. Planifikova një event publikimi për të shitur produktet që kisha. Në atë kohë mendoja se ishin shumë. Ishin vetëm 15 mijë njësi.

Kylie u shokua kur kontrolloi uebfaqen dhe nuk arrinte ta hapte. Aty mendoi se uebfaqja kishte ndonjë defekt, por në të vërtetë 15 mijë produktet ishin shitur brenda pak minutash. Më pas, ajo e ndryshoi emrin e kompanisë nga “Lip Kit By Kylie” në “Kylie Cosmetics”.

Linja e re e “Kylie Cosmetics” do të lançohet më 15 Korrik dhe do të jetë me formula të përmirësuara dhe vegane./tvklan.al