
Kylie Jenner në qendër të kritikave për festat e ditëlindjeve të fëmijëve
Kylie Jenner është vënë në qendër të kritikave pas organizimit të festave të ditëlindjeve për fëmijët e saj.
25-vjeçarja dhe motrat e saj të famshme shpërndanë foto dhe video nga ngjarja, ku ajo kishte vendosur që dekorimet të frymëzoheshin nga kopertina e albumit ‘Astroworld’ të ish-partnerit të saj Travis Scott.
Fansat e kritikuan pasi thanë se pamjet lidhen me tragjedinë e koncertit Astroworld të Travis në Dhjetor të vitit 2021 ku humbën jetën 10 persona ndërsa u plagosën qindra të tjerë. Disa prej tyre u shprehën se nuk po tregohet respekt për viktimat e tragjedisë dhe famijet e tyre.
Pavarësisht ndarjes nga Travis, Kylie nuk duket se e ka patur problem të frymëzohet nga puna e ish-partnerit të saj.
Ish-çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë më 1 Shkurt 2018 ndërsa fëmija i dytë i tyre lindi vetëm një ditë pas ditëlindjes së motrës së tij më 2 shkurt 2022.
Tv Klan