Mesa duket Kylie Jenner ka ide të reja për biznesin dhe shenjat e fundit e tregojnë më së miri. Pas “Kylie Swim”, në Instagram ekziston tashmë një faqe me emrin “Kylie Baby” së bashku me simbolin blu anash dhe mund të jetë linja e re për bebe nga Jenner.

Sipas “TMZ”, Kylie ka bërë aplikimet e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e autorit të “Kylie Baby”, “Kylie Body” dhe “Kylie Hair” gjatë 2019-2020 dhe i janë pranuar, ndërsa është në pritje të “Kylie Swim” dhe “Kylie Swim by Kylie Jenner”.

Linja “Kylie Baby” mendohet se do të ketë krevate fëmijësh, djep, tavolinë ndërresash, rrethorë dhe çarçafë e batanije.

Ajo çfarë vlen për t’u përmendur është se shpesh të famshmit i bëjnë këto aplikime për të mbrojtur emrin e tyre pa patur qëllim t’i përdorin. Por, në faqen e “Instagram”-it të “Kylie Cosmetics”, Jenner ka fshirë çdo foto përveç kësaj ku shkruhet “diçka po vjen”. Edhe në website-n e kompanisë, shfaqet vetëm një format që i fton vizitorët të regjistrohen për të zbuluar risinë.

tvklan.al