Kylie Jenner vendosi të prezantojë për herë të parë djalin e saj me ndjekësit në rrjetet sociale.

Pothuajse një vit pas lindjes së tij, miliarderja 25-vjeçare zbuloi emrin që ajo dhe Travis Scott i kanë vënë djalit të tyre.

Krahas fotove, Kylie shkruan emrin e vogëlushit, Aire. Aire lindi në Shkurt të vitit 2022 dhe që atëherë Kylie Jenner e ka mbajtur atë larg syrit të publikut.

Shikoni fotot:

Pas aludimeve në rrjet se Kylie dhe Travis Scott ishin ndarë për arsye tradhtie, mediat e huaja shkruajnë se ata janë kthyer bashkë dhe po kalojnë pushimet sëbashku./tvklan.al