Kylie Jenner, ylli i Javës së Modës në Paris

Kylie Jenner, ylli i Javës së Modës në Paris

23:37 03/10/2022

25-vjeçarja ka shkëlqyer me pamjet e saj

Me çdo prezantim të saj në Javën e Modës në Paris, Kylie Jenner ka shkëlqyer me pamjet e saj.

Në shfaqjen e Schiaparelli 25-vjeçarja u shfaq e veshur me një fustan blu kadifeje me një dekolte të theksuar, të cilën ylli i “The Kardashians” e kompletoi me një varëse gjigande ne formë zemre.

Ndërsa në shfaqjen e Balenciaga, Kylie kishte veshur një fustan ngjyrë rozë të theksuar, të gjatë deri në fund të këmbëve, të cilën e kishte kombinuar me një palë syze dielli te bardha.

Bukuroshja shkëlqu me një pamje tjetër të guximshme gjatë shfaqës së Coperni teksa u shfaq me një fustan të bardhë të ngushtë dhe duke nxjerr në pah format e saj mbresëlënëse. 25-vjeçarja e kompletoi lukun e saj me flokët e kapura topuz dhe një palë çizme blu.

Klan News





Të ngjashme