Premiera operistike “La Boheme” do të çelë sezonin e ri të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ky produksion madhor që shënon kulmin e angazhimit të krijuesve dhe artistëve të rinj do të vihet në skenë në datat 16, 17, 18 dhe 19 Mars në orën 19:00. Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Drejtoresha e Përgjithshme të TKOB, Zana Çela.

Çela tha se ky produksion shënon kulmin e angazhimit të krijuesve dhe artistëve të rinj, të angazhuar në një produksion operistik, ndaj edhe kanë menduar t’ia kushtojmë premierën e këtij, gjeneratës së re.

“Ne zgjodhëm të startonim me një premierë operistike dhe ia dedikuam premierën titullit “La Boheme” të Puçinit, sepse këtë vepër ia ka kushtuar artit dhe gjeneratës së re të artistëve. Dhe ne menduam t’ia kushtojmë premierën e këtij sezoni gjeneratës së re, sepse 90% e artistëve janë të rinj. Ky do të jetë vërtetë produksioni i gjeneratës së re. “La Boheme” flet për jetën e artistëve boheme në një nga lagjet e Parisit. Atje jetonin 3 artistë dhe 1 filozof, ku mes tyre ishte edhe roli kryesor, Rudolfo, që ishte poet. Afër tyre ndodheshin edhe dy vajza të bukura, të cilat bien në dashuri me të. Është një ngjarje e thjeshtë e jetës së përditshme që kalon përmes dramës dhe romancës. Kjo opera është shfaqur për herë të parë më 1 Shkurt të vitit 1896 në Teatrin e Parmës”,

tha Çela.

/tvklan.al