E konsideruar si një nga veprat më të veçanta të kalendarit operistik botëror, opera “La Boheme” e Giacomo Puccini-t do të çelë sezonin artistik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Historia tragjike e dashurisë së dy të rinjve, e mundur nga varfëria dhe turbekulozi, në Parisin e shekullit të 19-të do të bëjë bashkë në skenën e Pallatit të Kongreseve, solistët shqiptarë dhe këngëtarët e ftuar me famë ndërkombëtare.

Por e veçanta e këtij produksioni operistik është angazhimi i krijuesve dhe artistëve të rinj në një vepër të tillë dhe mbi të gjitha pjesëmarrja e 20 fëmijëve nga koret e shkollave të Tiranës.

Regjia i është besuar Ada Gurrës, skenografia Renold Sula ndërsa orkestra do të dirigjohet nga italiani Lorenzo Tazzieri. “La boheme” do të ngjitet në skenë për publikun nga data 16 deri në 19 Mars.

Tv Klan