La Liga nisi me fitore për dy pretendentët kryesorë Barcelona dhe Real Madrid. Katalanasit mundën 2 – 0 Betis në “Camp Nou”, ndërsa në fanellat e futbollistëve në vend të emrave shkruhej Barcelona, për të kujtuar viktimat e aktti terrorist të së enjtes ku një automjet hyri në mes të turmës duke shkaktuar të vrarë dhe të plagosur.

1 minutë heshtje pati në çdo stadium spanjoll. Në autogol i Tosca dhe goli i Sergi Roberto përcaktuan fitoren të ekipit te drejtuar nga Valverde.

Real Madrid mundi 3 – 0 Deportivo La Coruna. Edhe pa Cristiano Ronaldo madrilenët nuk e patën të vështirë të merrnin 3 pikët. Bale, Casemiro dhe Kroos ishin shënuesit në këtë përballje.

 

Tv Klan