Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas deklaroi se Liga spanjolle ka paraqitur një ankesë ligjore në Komisionin e BE-së, pasi pretendon se Manchester City ka shkelur ligjin e unionit për konkurrencën.
Tebas tha se ankesa është bërë në vitin 2023 dhe lidhet me Rregulloren për Subvencionet e Huaja.
Rregullorja përshin Subvencionet e Huaja të dhëna nga shtetet jo-anëtare të unionit për kompanitë e angazhuara në aktivitete ekonomike brenda tregut të BE-së.
La Liga pretendon se Man City ka marrë kapital nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e kjo i ka dhënë mundësinë klubit që të përmirësohet në aspektin konkurrues dhe të shkaktojë devijime serioze në tregjet kombëtare dhe të unionit, raporton Sky Sports.
Sipas Tebas, te City mendojnë se si të shmangin rregullat. Nisur nga kjo, është bërë raportim në Bashkimin Europian me fakte dhe shifra. E kjo sepse City është një klub anglez që nuk bën pjesë në union, por ka aktivitetet tregtare në Europë.
Sipas La Liga-s, këto manovra kanë dhënë mundësi që të afrohen lojtarë dhe trajnerë, të cilët në kushte normale do të ishte e pamundur që të arrihej akordi dhe të sigurohen të ardhura nga sponsorizimet në nivele që nuk përkojnë me vlera reale të tregut.
Sipas La Liga-s, kjo ka përmirësuar performancën e Cityt në fushë, ndërsa ka kufizuar kapacitetin e rivalit.
Klan News