Fshin profilin e tij nga faqja web

Edhe pse është pranuar se Lionel Mesi do të rinovojë me Barcelonën deri më tani garanci financiare apo kontraktuale nuk ka.

Barcelona nuk ka njoftuar ende një zgjatje të kontratës me futbollistin argjentinas. Që prej 1 Korrikut Messi është lojtar i lirë dhe asgjë nuk e mban të lidhur me klubin katalan. Me gjithë këtë situatë La Liga ka bërë një veprim simbolik.

Sikurse shihet në faqen e saj zyrtare profili i Lionel Messi si futbollist nuk ekziston më.

“Nuk kemi të dhëna për këtë lojtar”, shkruhet teksa foto e tij është hequr edhe nga lista e futbollistëve të Barcelonës. Është një gjest simbolik ku që tenton të përshpejtojë firmën e Messit në kontratën e re me klubin.

Në rrjetet sociale është hedhur dyshimi se Messi nuk do të kthehet, por kapiteni e ka dhënë fjalën dhe sapo të përfundojë pushimet do të rikthehet në Spanjë. Edhe profili i tij në faqen e la liga do të rishfaqet.

Tv Klan