Spektakël dhe emocione në kampionatin më të bukur

Këtë fundjavë do të nisë një nga kampionatet më të bukura në botë La Liga. Emocionet e saj do të përcillen ekskluzivisht në DigitAlb. Sfidat derbi apo El Clasico janë një pjesë e përballjeve që do të ndezin sezonin e ri.

Një duel i shumëpritur është ai i dy golashënuesve Karim Benzema i Real Madrid dhe Robert Lewandowski, i cili i është bashkuar këtë sezon Barçës. Një sfidë në distancë për Këpucën e Artë dhe direkt kur ekipet do të përballen mes tyre.

Nuk do të mungojnë edhe derbi katalanas apo bask ku renditja në tabelë nuk ka asnjëherë rëndësi. Në La Liga nuk mungojnë as futbollistët e Kombëtares.

Kejdi Bare me Espanyol dhe Ivan Balliu te Rayo Vallecano shtojnë bukurinë e ligës spanjolle që edhe këtë sezon vjen vetëm në DigitAlb për të gjithë shqiptarët.

Tv Klan