Dyshime për shkelje të Fair-Play financiar

La Liga spanjolle denoncoi Paris Saint-Germain dhe Manchester City në UEFA për shkelje të Fair Play financiar. Këtë e ka konfirmuar në një shënim zyrtar. “La Liga ka paraqitur një ankesë në UEFA kundër PSG-së, e cila do të bashkohet me një tjetër kundër Manchester City, sepse këto klube vazhdimisht shkelin rregullat aktuale për lojën e ndershme financiare”, thuhet në deklaratë.

“La Liga beson se këto praktika ndryshojnë ekosistemin dhe qëndrueshmërinë e futbollit, dëmtojnë të gjitha klubet dhe ligat Europiane dhe shërbejnë vetëm për të fryrë artificialisht tregun, me para që nuk gjenerohen nga vetë futbolli”.

Për të ndjekur këto çështje janë lidhur marrëveshje me studiot ligjore në Francë dhe Zvicër. Nuk është hera e parë që La Liga denoncon këto praktika antikonkurruese para UEFA-s. Kjo ndodhi në 2017 dhe 2018, gjë që çoi në sanksione të UEFA-s kundër të dy klube, por më pas u anuluan nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Tv Klan