La Liga, titulli vendoset në javën e fundit




La Liga, titulli vendoset në javën e fundit

23:01 16/05/2021

Në garë mbeten vetëm Atletico dhe Real

Çështja e titullit kampion në Spanjë do të vendoset në javën e fundit të La Ligas.

Ajo do të diskutohet mes dy skuadrave të Madridit, pasi Barcelona me barazimin 1 – 1 me Selta Vigon i humbi shpresat.

Atletico që ruan kreun fitoi me rezultatin 2 – 1 Osasunën, ndërsa Reali mundi 1 – 0 Atletico Bilbaon.

Më pranë këtij synimi është Atletico i Simeones që ka 2 pikë më shumë se rivali.

Tv Klan





Të ngjashme