Sekuestrimi i marijuanës në Itali është trefishuar në krahasim me vitin 2015. Kështu shkruan e përditshmja italiane “La Stampa”, që thekson se një vit më parë sasia e rrënjëve të marijuanës së zbuluar ishte 139 mijë, ndërsa vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti, kjo sasi është më shumë se 3-fish, duke e kaluar 400 mijë rrënjët e sekuestruara.

Ari i gjelbërt, siç e pagëzon prestigjozja italiane kanabisin, rritet në fermat e klaneve të ndryshme të degëve të mafias italiane, nga fushat e Palermos, në ato të Foggias, e deri te kodrat e jugut të Napolit.

Pas bumit të prodhimit të marijuanës nga krimi i organizuar, është edhe lufta anti-drogë që autoritetet shqiptare u kanë shpalluar trafikantëve, shkruan “La Stampa”. Tirana zyrtare i ka kërkuar ndihmë qeverisë italiane, që ka vënë në dispozicion mjetet e nevojshme. Ndëkohë gomonet që përshkojnë Adriatikun të ngarkaura me drogë janë shtuar ndjeshëm.

Kështu familjet mafioze kryesore kanë vendosur të investohen personalisht në importin e arit të gjelbër. Ndragheta, Camorra, Cosa Nostra, Krimi i organizuar puljez, apo bandat sarde, në biznesin e madh të kanabisit, gjithkush kërkon pjesën e tij, e mbyll shkrimin e përditshmja italiane.

Tv Klan