Aktorja 23-vjeçare turke, Hande Erçel, është përfolur shumë falë suksesit të madh me serialet ku ka luajtur.

Por, së fundmi ajo ka zënë faqet e para të shtypit rozë falë historisë së saj të re të dashurisë, me shokun e ngushtë të ish të dashurit të saj Ekin Mert Daymaz, Mehmet Dinçerler.

Erçel njihet në Shqipëri si “Hajat” e serialit “Jetë, dashuria nuk do fjalë” (“Ask Laftan Anlamaz”) ndërsa aktualisht luan përkrah Tolgahan Sayisman (bashkëshortit të Almeda Abazit) në serialin “Perla e Zezë”.

Në prononcimin e parë për median pas publikimit të lajmeve, ajo tha se “jemi shumë të lumtur, Kemi një marrëdhënie që shkon shumë mbarë. Jemi shumë të zënë me punë, por së shpejti do të na shikoni edhe bashkë”.

Hande Erçel kishte një lidhje dashurie me aktorin Ekin Mert Daymaz prej pothuajse dy vitesh. Ata u ndanë në muajin shkurt, ndërsa së fundmi u zbulua se aktorja kishte nisur një lidhje dashurie me shokun e ngushtë të Daymaz-it, Mehmet Dinçerler.

Dinçerler, pavarësisht se vetëm 29-vjeç, është një ndër emrat më të spicakur të biznesit në Turqi dhe CEO për këtë shtet i një prej markave më të njohura në botë të kafesë./tvklan.al