traviata_baletËshtë e famshmja “La traviata”, që rikthehet në shtëpinë e Operas pas suksesit që pati në premierën e saj të parë si balet. Këtë herë nën petkun dy e protagonistëve, Violetës dhe Alfredit do të vijnë dy bashkëshortët në jetë dhe në skenë, Enada Hoxha, Gerd Vaso dhe Odeta Dishnica e Ervis Nallbani.

Nga një vit më parë Enada dhe Gerdi i kanë qëndruar besnik koreografisë të realizuar nga ata, por kanë luajtur më shumë me elementët e skenografisë.

Nën tingujt e muzikës së Verdit, “La traviata” mbetet kryevepër edhe si balet. Historia tragjike e dashurisë mes Alfredit dhe Violetës që përfundon me vdekjen e saj do të vijë këtë fundjavë në Teatrin e Operas dhe Baletit.

E.Mema