Pesë persona janë arrestuar gjatë një operacioni anti-drogë në Berat, ku u sekuestruan 350 kg kanabis sativa. Lënda narkotike u gjet në banesën e Gazment Allkaj 24 vjeç, i cili u arrestua. Në këtë banesë, thotë policia, kanabisi ishte në proces përpunimi.

Ndërkohë katër të arrestuarit e tjerë janë femra, Leonora Jaupaj 41 vjeç, Flora Jaupaj 30 vjeç, Olimbi Jaupaj 47 vjeç dhe Irma Jaupaj 31 vjeç. Policia kishte marrë informacion se në banesën e Allkajt në fshatin Çorush ishte grumbulluar dhe po përpunohej lënda narkotike, dhe më pas shpërndahej.

Hetimet e policisë janë duke vijuar për të zbardhur tërësisht këtë skemë. /

tvklan.al