Një 27-vjeçar është vënë në pranga në Cërrik si i përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike.

Ai ishte në kërkim nga autoritetet kosovare pas zbulimit të një laboratori droge në komunën e Pejës ku u sekuestruan 1 ton lëndë narkotike. 27-vjeçari dyshohet si i përfshirë në këtë aktivitet ndërsa gjykata themelore në Pejë ka vendosur për të masën e sigurisë arrest në burg.

Pritet ekstradimi i tij drejt Kosovës.

Klan News