Dueli mes Laçit dhe Egnatias, i vlefshëm për javën e 29-të nuk prodhoi fitues. Dy ekipet ndanë pikët mes tyre, pas barazimit 1-1.

Kjo është ndeshja e katërt pa fitore për kurbinasit, ndërsa rrogozhinasit ndalen pas fitores me Dinamon.

Mjaki zhbllokoi takimin në minutën e 35-të, duke i dhënë avantazhin Laçit, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Fraksioni i dytë foli më shumë për Egnatian, që barazoi shifrat me Yahaya në minutën e 57-të.

Me këtë barazim, Egnatia mban vendin e parë në renditje me 53 pikë, vetëm 3 pikë më shumë se Dinamo e vendit të dytë.

Në krahun tjetër, Laçi renditet në vendin e gjashtë me 32 pikë të grumbulluara. /tvklan.al