Munden edhe Prishtina e Shkëndija në Champions

Laçi e nisi me humbje garën në turin e parë në Conference League. Kurbinasit u mundën me rezultatin 1-0 në fushën e Podgoricës. Disfatë edhe për Prishtinën në raundin e parë në Conference League.

Ferencvarosh ishte tepër i fortë për kampionët e Kosovës duke e fituar me rezultatin 3-0 sfidën e luajtur në Budapest.

Prishtina rezistoi pa pësuar gol deri në minutën e 71’. Po në Champions pësoi humbje Shkëndija. Skuadra tetovare u mund me rezultatin 1-0 nga Mura në Shkup. Takimet e kthimit do të zhvillohen javën e ardhshme.

Tv Klan