Bylisi merr përkohësisht kreun e Superligës

Laçi arriti një tjetër fitore me shumë gola në kampionat. Ekipi kurbinas mundi Luftëtarin me rezultatin 4 – 0.

Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu është ekipi që ka shënuar më shumë në 15 javë, 26 gola të realizuar, ku spikat Nëabueze në kuotën e 14. Sulmuesi i Laçit ishte një nga shënuesit në këtë sfidë. Kurbinasit nuk i lanë shumë hapësira lojtarëve të Luftëtarit që mbetet në zonën e rënies nga kategoria.

Humbje 2 – 1 në shtëpi edhe për skuadrën që mbyll klasifikimin Flamurtarin. Bylisi me këtë sukses merr përkohësisht kreun e renditjes. Java e 15 do të mbyllet me dy takimet Kukësi – Teuta dhe Skënderbeu – Vllaznia.

Tv Klan