Java e 25 e Superligës u hap nga fitorja e Laçit ndaj Bylisit. Kurbinasit arritën suksesin 2-1 në fushën e tyre.

Të tre golat e ndeshjes u realizuan në pjesën e dytë të takimit.

Greca shënoi fillimisht për Laçin. Barazimi për Bylisin erdhi nga Mozzone me 11-metërsh.

Pesë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Rrapo shënoi golin e fitores për Laçin.

Tv Klan