Disfatë turpëruese për Teutën

Laçi është skuadra e vetme shqiptare nga pjesëmarrëset në Europa League që doli me fitore nga ndeshja e parë e turit të dytë. Në Elbasan arena kurbinasit e drejtuar nga Shpëtim Duro fituan 1-0 ndaj rumunëve të Universitatea Craiova.

Zarubica në minutën e 36-të shënoi, golin që rezultoi çelësi i suksesit për Laçin. Fitore minimale dhe në ndeshjen e kthimit do të jetë e vështirë por gjithsesi Laçi ka arsye të jetë optimist

Vllaznia humbi 1-0 ndaj AEL Limasol. Shkodranët shpresojnë të bëjnë përmbysjen në Loro Borici pas një jave, dhe kjo pasi janë të bindur tek mbështetja e tifozërisë.

Teuta u turpërua në shtëpi nga skuadra modeste e Inter Club D’Escaldes. Durrsakët u mundën 2-0. Skuadra nga Andorra u eliminua nga Prishtina në paraeliminatoret e Champions. Teuta duhet të bëjë një ndeshje perfekte në kthim. Për të vazhduar më tej në këtë kompeticion.

Bazeli ishte shumë i fortë për Partizanin. Të kuqtë pësuan 3-0. Pak mundësi për ta në ndeshjen e kthimit.

Tv Klan